Skeda e pasurisë së deklaruar – Petrit Hysa – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Petrit Hysa – Prokuroria e Tiranës

Prokurori Petrit Hysa i Prokurorisë së Rrethit Tiranë do të përballet të hënën më 22 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Olsi Komici dhe Etleda Çiftja.

Petrit Hysa e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 dhe ka punuar prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Petrit Hysa nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Petrit Hysa.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Petrit Hysa zotëronte pasuri me vlerë 8.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 15.8 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 14.8 milionë lekë, automjet me vlerë 950 mijë lekë, kursime në cash prej 50 mijë lekësh dhe likujditete bankare prej 1355 lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 23.2 milionë lekë, nga të cilat 64% kanë si burim pagën e subjektit dhe 36% pagën e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Petrit Hysa gjatë periudhës deklaruese 2003 – 2018 ka pasqyruar në mënyrë jo të qartë ndryshimin e gjendjes së kursimeve cash. Në deklarimin për herë të parë deklaron kursime nga puna ndër vite 5 milion lekë dhe deri në vitit 2010, nuk deklaron asnjë pakësim të likuiditeteve.

Deklarimi Periodik/Vjetor 2010 përmbledh transaksione të kryera nga ana e subjektit nga viti 2006 deri 2009, por që nuk janë deklaruar në formularin e vitit përkatës. Konkretisht, subjekti deklaron se ka porositur apartament me sipërfaqe 95.26 m2 me vlerë 74,000 euro. Ka paguar 47,500 euro në vitin 2006 dhe 12,500 euro në vitet në vazhdim deri në v. 2009. Për këto pagesa janë përdorur hua prej 14,000 eurosh dhe 27,000 euro. Pjesa tjetër buron nga mbyllja e depozitës në bono thesari të bashkëshortes dhe gjendja cash e akumuluar. Detyrimi i mbetur firmës 10,000 euro me rastin e hipotekimit.” Në asnjë nga vitet e mëparshme nuk deklarohen bono thesari në emër të bashkëshortes apo pakësim i gjendjes cash.

Huamarrja prej 14,000 dhe 27,000 euro personave të tretë pa interes dhe pa afat, mbetet e pashlyer në totalin prej 31,000 euro me datë 31.12.2018.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003 

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *