Skeda e pasurisë së deklaruar – Dritan Caka – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Dritan Caka – Gjykata e Tiranës

Dritan Caka, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, do të përballet të hënën më 22 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu dhe Olsi Komici.

Dritan Caka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe u emërua në Gjykatën e Lushnjes. Ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës prej vitit 2014.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtarit Dritan Caka nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtari Dritan Caka.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Dritan Caka zotëronte pasuri me vlerë 2.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 17.5 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 8.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 7.3 milionë lekësh, kursime të akumuluara në cash prej 997 mijë lekësh dhe automjet me vlerë 900 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 43.8 milionë lekë, nga të cilat gati 37% burojnë nga paga e subjektit si gjyqtar dhe 59% nga paga dhe aktiviteti i bashkëshortes. Të ardhura në një masë të vogël burojnë nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003 

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *