Skeda e pasurisë së deklaruar – Gentiana Muçaj – Gjykata Administrative e Tiranës
KPK Lajme Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Gentiana Muçaj – Gjykata Administrative e Tiranës

Gjyqtarja Gentiana Muçaj nga Gjykata Administrative e Tiranës do të përballet të mërkurën më 8 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Brunilda Bekteshi.

Gentiana Muçaj i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe punoi për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Lezhës. Prej vitit 2013, Muçaj e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Gentiana Muçaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Gentiana Muçaj.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Gentiana Muçaj nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 13.3 milionë lekëve.

Znj. Muçaj zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 11 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.9 milionë lekësh, automjet me vlerë 167 mijë lekë si dhe kursime në cash 250 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 35.2 milionë lekë, nga të cilat rreth 39% kanë si burim pagën e subjektit dhe 40% pagën e bashkëshortit. Rreth 20% e të ardhurave totale deklarohet nga burime të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” burimet financiare që shërbyen për blerjen e një apartamenti.

Në vitin 2010, subjekti Gentiana Muçaj deklaroi blerjen e një apartamenti me vlerë 79,387 euro në bashkëpronësi me vjehrrin e saj. Për blerjen e apartamentit, vjehrri paguan 50 mijë euro për pjesën e tij takuese, ndërsa subjekti e paguan pjesën e vet takuese prej 25 mijë eurosh me burim financimi kredinë bankare.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *