Prokurorja Aida Cakaj në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN
KPK Lajme Veting

Prokurorja Aida Cakaj konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten në 3 mars 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Fierit, Aida Cakaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtar Roland Ilia.

Gjatë seancës dëgjimore më 2 mars, KPK nuk evidentoi probleme për Cakajn në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Aida Cakaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe punon prej asaj kohe si prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *