Prokurori i Fierit Hysen Ajasllari | Foto: edmond Hoxhaj/BIRN
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Hysen Ajasllari

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 3 mars 2023 vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit Hysen Ajasllari. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian.

Gjatë seancës dëgjimore më 1 mars Komisioni konstatoi mospërputhje të deklarimeve të prokurorit Hysen Ajsallari me të dhënat e dokumentacionit të një trualli, ku ka ndërtuar shtëpinë në Fier, si dhe balanca negative për krijimin e kësaj pasurie dhe investimet e shpenzimet e tjera në vite. Ajasllari i pranoi gjetjet e KPK, megjithatë ai kërkoi konfirmimin në detyrë duke pretenduar se kishte qenë bindës në shpjegimet e tij.

Hysen Ajasllari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punoi prej gati dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *