Ish-prokurori Besnik Cengu | Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN
KPK Lajme Veting

KPK pranon kërkesën e prokurorit Besnik Cengu për ndërprerjen e vetingut pa sanksion

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 3 mars 2023 vendimin për pranimin e kërkesës së prokurorit të Tiranës Besnik Cengu, që ndërprerja e vetingut të deklarohej pa një vendim përfundimtar, duke mos i caktuar kështu ndalimin për rikthimin në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Gjatë seancës dagjimore më 2 mars, Cengu kundërshtoi konkluzionet paraprake për ndërprerjen e procesit të vetingut ndaj tij dhe vendosjen e sanksionit që i ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë, për shkak se kërkesa e tij për pension të parakohshëm u konsiderua si dorëheqje nga detyra dhe statusi i magjistratit.

Cengu këmbënguli se nuk kishte kërkuar dorëheqje nga detyra, por dalje në pension të parakohshëm për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të rënduar.

Ai deklaroi se nuk do të kthehej më në detyrë pasi nuk e përballonte dot për arsye shëndetësore, ndërsa e cilësoi të padrejtë sanksionin 15-vjeçar në rastin e tij. Subjekti kërkoi që të trajtohet si rastet e daljes në pension për shkak të moshës.

Besnik Cengu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore. Ai punoi prej vitit 2005 si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Tiranë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *