Skeda e pasurisë së deklaruar – Arben Kostandini– Gjykata e Tiranës
KPK Lajme Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Arben Kostandini– Gjykata e Tiranës

Gjyqtari Arben Kostandini i Gjykatës së Tiranës do të përballet të enjten më 9 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Firdes Shuli dhe Olsi Komici.

Arben Kostandini e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Ai punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtari Arben Kostandini nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtari Arben Kostandini.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Arben Kostandini zotëronte pasuri me vlerë 400 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 15.4 milionë lekëve.

Z.Kostandini zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 9.5 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.2 milionë lekësh, kursime të akumuluara në cash prej 3.1 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë rreth 560 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 25.5 milionë lekë, nga të cilat 62% kanë si burim pagën e tij nga funksioni i gjyqtarit, rreth 24% nga paga e bashkëshortes, 3.8% nga qiraja si dhe 2.7% nga dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2008, subjekti Arben Konstandini rezulton me burime financiare të pamjaftueshme në vlerë 630,000 lekë për të justifikuar shtesën e kursimeve në cash prej 2,300,000 lekësh.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” mbajtjen e vlerave të konsiderueshme të kursimeve jashtë sistemit bankar si dhe përfitimin përmes trashëgimisë së dy apartamenteve në emër të vajzës.

Në vitin 2016, subjekti deklaron shtesë aseti apartament banimi me vlerë 9,500,000 lekë me burim financimi 7,000,000 lekë nga kursimet cash të akumuluar ndër vite si dhe 2,500,000 lekë kredi bankare.

Në vitin 2018, subjekti deklaron në emër të vajzës shtesa pasurie të paluajtshme dy apartamente banimi me sipërfaqe 73m2 dhe 78 m2, pjesë takuese  1/6, fituar nëpërmjet trashëgimisë ligjore datë 29.12.2017, pa dhënë vlerë aseti.

Gjendja Cash në fund të vitit 2018 është 3,159,903 lekë, ndërkohë që kufiri i lejuar ligjor për zyrtarët publikë sipas nenit 4/1 të ligjit Nr.9049, datë 10.4.2003 është 1,500,000 lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *