Skeda e pasurisë së deklaruar – Rexhina Merlika– Gjykata e Tiranës
KPK Lajme Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Rexhina Merlika– Gjykata e Tiranës

Gjyqtarja Rexhina Merlika e Gjykatës së Tiranës do të përballet të enjten më 9 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko dhe Roland Ilia.

Rexhina Merlika e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe ka punuar si gjyqtare dhe kryetare gjykate në Krujë. Prej vitit 2013, Merlika e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Rexhina Merlika nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Rexhina Merlika.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Rexhina Merlika zotëronte pasuri me vlerë 7.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 29.1 milionë lekëve.

Znj. Merlika zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 26.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.5 milionë lekësh, automjete me vlerë 808 mijë lekë si dhe kursime cash prej rreth 503 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 55.9 milionë lekë, nga të cilat 31% kanë si burim pagën e subjektit si gjyqtare, 51% nga të ardhurat e bashkëshortit nga biznesi dhe gati 10% nga shitja e pasurive të patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huatë e marra, që shërbyen si burim për blerjen e një apartamenti.

Subjekti Rexhina Merlika në vitin 2008 deklaron kontratë sipërmarrje për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 115.29 metër katrorë dhe një garazh me vlerë 172,172 euro. Është bërë shlyerja e këstit të parë prej 62,000 eurosh me burim nga kursimet ndër vite dhe pjesa tjerër është detyrim ndaj sipërmarrësit.

Në vitet në vazhdim deri në vitin 2011 është realizuar shlyerja e plotë ndaj shoqërisë sipërmarrëse me burim kryesor huamarrjen, përkatësisht në shumat 10,000 euro, 5,000,000 lekë dhe 15,000 euro.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *