Gentiana Muçaj, gjyqtare e Gjykatës Administrative. Foto:Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

Gjyqtarja Gentiana Muçaj konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 9 mars vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Gentiana Muçaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga  Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Pamela Qirkon, që vendosi gjithashtu të transferojë për verifikim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë një çështje të shqyrtuar nga Muça.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, Komisioni nuk evidentoi probleme lidhur me kriterin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Ndërkohë, Muça dha shpjegime për afatet e gjykimit në disa çështje, si dhe për dy denoncime nga publiku.

Gentiana Muçaj i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe punoi për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Lezhës. Prej vitit 2013, Muçaj e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *