KPK Lajme Veting

Enkela Vlora (Bajo) konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të premten vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Enkela Vlora (Bajo). Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 8 qershor, gjyqtarja Vlora dha shpjegime lidhur me konstatime të Komisionit për pasaktësi në deklarimin e një pasurie dhe balanca negative në vlera të vogla. Po ashtu, ajo dha shpjegime për profesionalizmin, duke theksuar se për këtë kriter nuk i ishte kaluar barrë prove. Vlora u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Enkela Vlora (Bajo) u krye nga trupa e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Enkela Vlora (Bajo) e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej gati dy dekadash si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *