KPK shkarkon gjyqtarin Idriz Mulkurti
Lajme

KPK shkarkon gjyqtarin Idriz Mulkurti

Gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda Idriz Mulkurti u shkarkua nga KPK, pasi gjatë seancës dëgjimore iu vunë në dukje problemet e pasurisë. Mulkurti nuk u paraqit në seancë.

Trupa gjykues e KPK gjatë njoftimit të vendimit për gjyqtarin Idriz Mulkurti. Foto:BIRN

As gjykatësi Idriz Mulkurti dhe as avokati i tij nuk ishin të pranishëm të premten kur KPK njoftoi vendimin për shkarkimin e tij nga detyra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e hetoi Mulkurtin në të tre kriteret dhe vendosi shkarkimin e tij, për shkak të problemeve të pasurisë.

Gjyqtari i Apelit për Krime të Rënda, Idriz Mulkurti mungoi edhe në seancën dëgjimore të zhvilluar të mërkurën, por aty ai u mbrojt nga avokati Sokol Hazizaj. Trupa që gjykoi rastin e tij drejtohej nga Lulzim Hamitaj. Me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Genta Tafa Bungon. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte Hans Kijlstra.

Gjatë seancës dëgjimore relatorja e çështjes, Valbona Sanxhaktari tha se gjyqtari Idriz Mulkurti ishte rivlerësuar në të tri kriteret; për deklarimin e pasurisë, kontrollin e figurës dhe profesionalizimin.

Sipas Sanxhaktarit Mulkurtit i ishin gjetur probleme vetëm në kriterin e pasurisë, ndërsa ai kishte rezultuar i përshtatshëm në dy kriteret e tjera. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë burimesh të ligjshme për këstin 20 mijë euro të një apartamenti, si dhe shkollimin e të birit në Britaninë e Madhe, një shtëpi me qira në Tropojë dhe një tokë 1 mijë metra katrorë.

Ndërkohë që avokati i gjyqtarit të Apelit për Krime të Rënda kontestoi trupin gjykues dhe analizën financiare dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *