Prokurori Ritvan Suka pas vendimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Ritvan Suka

Komisioni i Pavarur i Kualifikmit, KPK shpalli të enjten më 7 dhjetor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Ritvan Suka. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Alma Faskajn.

Gjatë seancës dëgjimore më 5 dhjetor Suka dha shpjegime më së shumti për bilancet negative në blerjen e dy apartamenteve, pasuri për të cilat tha se njërën e kishte blerë për llogari të babait, pasi ky i fundit punonte si emigrant në atë periudhë e nuk mund të vinte shpesh në Shqipëri. Ai pretendoi se kishte vërtetuar burimet e ligjshme të pasurive.

Ritvan Suka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si prokuror në Tropojë, ndërsa në vitin 2008 është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit. Prej majit të vitit 2023, Suka e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *