Prokurori Edmond Koloshi pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Prokurori Edmond Koloshi konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për konfirmin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Edmond Koloshi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Gjatë seancës së parë më 13 nëntor, Koloshi u përball me pyetje për dy apartamente të blera nga prindërit para fillimit të detyrës dhe transaksionet mbi këto apartamente, si dhe dha shpjegime për disa denoncime dhe gjetje në kriterin profesional.

KPK riçeli hetimin administrativ bazuar në disa denoncime për të cilat prokurori Koloshi dha shpjegime në një seancë të dytë dëgjimore më 5 dhjetor.

Edmond Koloshi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 dhe ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Lezhës deri në vitin 2007. Prej asaj kohe, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *