Prokurorja Françeskina Lekani pas seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Shkarkohet nga KPK prokurorja Françeskina Lekani

Prokurorja e Shkodrës, Françeskina Lekani u shkarkua të mërkurën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi gjatë seancës dëgjimore iu kalua barrë prove kryesisht lidhur me problemet e konstatuara për katër apartamente të blera nga babai si dhe për gjendjen në kushtet e konfliktit të interesit në hetimin dhe vendimmarrjen për një procedim penal në ngarkim të shoqërisë ndërtuese ku janë blerë dy apartamentet e fundit.

Procesi i vetingut për Lekanin u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Françeskina Lekani e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 si prokurore ushtarake dhe prej vitit 2004 punon në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku së fundmi ushtron dhe rolin e zëvendësdrejtueses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *