Skeda e pasurisë së deklaruar – Dritan Gripshi – Prokuroria e Beratit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Dritan Gripshi – Prokuroria e Beratit

Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi do të përballet të hënën më 25 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

Dritan Gripshi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si prokuror në Elbasan dhe Durrës, përpara se të emërohej në Prokurorinë e Beratit në vitin 2008. Gripshi u shkarkua nga detyra në vitin 2010 me dekret të Presidentit të kohës me motivacionin e “sjelljeve që diskretitojnë figurën e prokurorit”, por ai fitoi më pas një proces gjyqësor kundër vendimit të shkarkimit dhe u rikthye në detyrë në vitin 2015.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Dritan Gripshi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori Dritan Gripshi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Dritan Gripshi zotëronte pasuri me vlerë 805 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 14.2 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 8.3 milionë lekë, likujditete bankare në vlerën e 4 milionë lekëve, kursime në cash prej 1.5 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë rreth 284 mijë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 31.4 milionë lekë, nga të cilat 45% kanë si burim pagën e subjektit, 19% pagat e familjarëve dhe 17% të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme. Rreth 17% e të ardhurave deklarohen me burime të ndryshme, mes të cilave edhe një vendim dëmshpërblimi për shkarkimin e tij nga detyra.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Kontrolli aritmetik dhe logjik për subjektin Dritan Gripshi rezultoi me probleme për një vit të deklarimit, konkretisht në vitin 2015 në shumën 836,295 lekë, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Në vitin 2005 subjekti deklaron blerjen e tokë arë me sipërfaqe 450 m2 në Sauk Tiranë në shumën 1,950,000 lekë me burim 1,200,000 lekë huamarrje.

Në vitin 2006 deklarohet tërheqja e një depozite bankare 3,540,700 lekë, gjendja e së cilës nuk rezulton e deklaruar në vitet e mëparshme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *