Gjyqtari Skënder Haluci (djathtas) dhe avokati i tij pas ndërprerjes së seancës dëgjimore në KPK. Foto:Vladimir Karaj.
KPK Lajme Vendi

Kërkesa për përjashtim të trupës, shtyhet seanca ndaj gjyqtarit Skënder Haluci

KPK shtyu me një ditë seancën dëgjimore ndaj gjyqtarit të Vlorës Skënder Haluci, pasi kërkesës së këtij të fundit për përjashtim të trupës.

Gjyqtari Skënder Haluci (djathtas) dhe avokati i tij pas ndërprerjes së seancës dëgjimore në KPK. Foto:Vladimir Karaj.

Dy kërkesa paraprake të kreut të  Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci detyruan Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të shtynte për orën 16.00 të pasidites seancën e planifikuar në mëngjesin e të hënës.

Seanca dëgjimore ndaj Halucajt, i cili është hetuar nga një trupë e kryesuar prej Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia, ishte njoftuar më 25 shkurt, por u shty për në 2 mars edhe pse arsyet nuk u bënë publike.

Të hënën menjëherë pas leximit të rregullave të procesit dhe njohjes së palëve avokati i tij kërkoi paraprakisht rihapje të hetimit për dy kritere, duke lënë të kuptohej se Haluci ishte gjykuar vetëm në një nga kriteret e rivlerësimit. Ai tha se kërkesa ishte bërë më herët, por nuk kishin marrë përgjigje.  Avokati tha edhe se kishin sjellë prova të reja mbi shkollimin e një prej fëmijëve të Halucit.

Trupa gjykuese pranoi provat e paraqitura, por vuri në dukje se hetimi nuk do të hapej për dy kriteret e tjera. Menjëherë pas këtij vendimi të ndërmjetëm avokati i Halucit kërkoi përjashtimin e trupit gjykues, duke cilësuar si shkak mospranimin e kërkesës.

Në një vendim të dytë të ndërmjetëm KPK njoftoi shtyrjen e seancës në orën 16.00, në pritje që një trupë tjetër gjykuese në Komision të marrë në shqyrtim kërkesën për përjashtim të trupës. Ndërkohë më vonë KPK, njoftoi shtyrjen e seancës të martën në orën 11.30. Shtyrja siç mësoi BIRN kishte të bënte me protestën e pasdites në bulevard dhe bllokimin e qarkullimit në zonën ku kryhen seancat dëgjimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *