Skeda e pasurisë së deklaruar –Astrit Shema –Gjykata Administrative Vlorë
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Astrit Shema –Gjykata Administrative Vlorë

Kryetari i Gjykatës Administrative të Vlorës, Astrit Shema do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Kryetari i Gjykatës Administrative të Vlorës, Astrit Shema do të përballet të mërkurën më 19 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për Z.Shema përbëhet nga Suela Zhegu, Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja.

Astrit Shema e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995. Ai ka punuar si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës së Përmetit deri në vitin 2008 dhe më pas gjyqtar në Gjykatën e Gjirokastrës. Në vitin 2011, Shema është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Vlorës, ndërsa në vitin 2013 është dekretuar si anëtar i Gjykatës Administrative të Vlorës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Astrit Shema nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Astrit Shema për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Në deklaratën e parë të vitit 2003, gjyqtari Astrit Shema zotëronte pasuri familjare me vlerë 5.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij është dyfishuar dhe kap vlerën e 14.6 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria ndahet në 10.2 milionë lekë pasuri të patundshme, automjet me vlerë 1.5 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.4 milionë lekësh dhe kursime në cash prej 1.2 milionë lekësh. Gjyqtari Shema deklaron gjithashtu letra me vlerë prej 300 mijë lekësh dhe huadhënie prej 600 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 29.6 milionë lekë. Rreth 55% e të ardhurave familjare kanë si burim pagën si gjyqtar të Z. Shema, ndërsa paga e bashkëshortes zë rreth 44%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, njëra prej tyre rezultoi me probleme.

Subjekti Astrit Shema rezulton me burime financiare të pamjaftueshme për vitin 2006 për të mbuluar investimet dhe shpenzimet e kryera. Diferenca negative për këtë vit rezulton rreth 177 mijë lekë, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet e konsumit familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimet e parregullta të shlyerjeve të një kredie nga Enti Kombëtar i Banesave, kredi e cila është deklaruar në vitin 2003.

Ndërsa në vitin 2005, subjekti deklaron se ka marrë hua prej 10 mijë eurosh, para të cilat i ka shlyer plotësisht në vitin 2008.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurise se vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *