Prokurorja Aida Cakaj e Prokurorisë së Rrethit Fier do të përballet të enjten më 2 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Genta Tafa Bungo.
Aida Cakaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe punon prej asaj kohe si prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Fier.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurorja Aida Cakaj nga viti 2013 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2013, familja e prokurores Aida Cakaj zotëronte pasuri me vlerë 1.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria familjare kap vlerën e 3.1 milionë lekëve.
Në fund të vitit 2019, Znj. Cakaj zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 1.5 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 1.2 milionë lekë, kursime në cash prej 90 mijë lekësh si dhe automjet me vlerë 280 mijë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 4.3 milionë lekë, nga të cilat gati 90% kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni dhe 10% pagat e familjarëve.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 7 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Deklarata Para Fillimit të Detyrës
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Deklarata e pasurisë së vitit 2019
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al