Skeda e pasurisë së deklaruar – Taulant Tafa – Gjykata e Elbasanit
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Taulant Tafa – Gjykata e Elbasanit

Gjyqtari Taulant Tafa i Gjykatës së Elbasanit do të përballet të martën më 11 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Olsi Komici dhe Xhensila Pine.

Taulant Tafa e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit të Elbasanit. Në korrik 2022, Tafa u përball me një procedim disiplinor në Këshillin e Lartë Gjyqësor për vendimin e tij për uljen e dënimit me 720 ditë për Arben Grorin.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë argumentoi se vendimi kishte favorizuar të dënuarin për vrasje dhe kërkoi shkarkimin e Tafës, por KLGJ vendosi masën e pezullimit 3-mujor për subjektin.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtari Taulant Tafa nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtari Taulant Tafa.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Tafa zotëronte pasuri me vlerë 3.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 7.1 milionë lekëve.

Z.Tafa zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 3.9 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 2.4 milionë lekë, automjet me vlerë 440 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 360 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 34.8 milionë lekë, nga të cilat 39.5% kanë si burim pagën nga funksioni, 17% pagat e familjarëve, rreth 31% nga shitja e pasurisë së patundshme dhe 3.4% nga qiraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në deklaratën Periode/Vjetore 2004, subjekti Taulant Tafa deklaron blerjen e një bodrumi me sipërfaqe 194 m2, me vlerë 14,000,000 lekë, me pjesë takuese ½. Nga të dhënat e deklaruara mbi burimin e krijimit, subjekti ka marrë kredi bankare në shumën 2,000,000 lekë dhe huamarrje prej 6,000,000 lekësh. Pavarësisht se subjekti deklaron që zotëron 1/2 pjesë, nuk është e shprehur qartë nëse bashkëpronësia është brenda trungut familjar apo jo dhe sa është kontributi përkatës, duke rezultuar me diferencë të pambuluar prej 4,069,200 lekësh për blerjen e kësaj pasurie në vitin 2004. Subjekti deklaron që kjo pronë është shitur në vitin 2008 me çmim 200,000 euro dhe në faqen e të ardhurave deklaron se ka përfituar për pjesën e vet takuese shumën 100,000 euro.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *