Skeda e pasurisë së deklaruar – Bezart Kaçkini – Gjykata Administrative Tiranë
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Bezart Kaçkini – Gjykata Administrative Tiranë

Gjyqtari Bezart Kaçkini i Gjykatës Administrative të Tiranës u përball të premten më 8 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Roland Ilia.

Bezart Kaçkini përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Durrësit, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Tropojës. Në vitet 2010-2013, Kaçkini e ushtroi profesionin në Gjykatën e Shkodrës dhe prej vitit 2013 punon si gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtarit Bezart Kaçkini nga viti 2006 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Bezart Kaçkini.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2006, gjyqtari Bezart Kaçkini deklaronte pasuri me vlerë 800 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 8.9 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 4.4 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.7 milionë lekësh dhe automjet me vlerë 1.7 milionë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 24.5 milionë lekë, nga të cilat 60% kanë si burim pagën e subjektit dhe 37% pagat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Bezart Kaçkini rezultoi me mungesë burimesh financiare në vitin 2010 për të mbuluar çmimin e blerjes së një apartamenti banimi në komunën Kashar, lagjia Yzberisht, me vlerë 38,260 Euro dhe me sipërfaqe 91.1 m2. Burimi i deklaruar është nga huamarrje në shumën 24,000 Euro dhe kursime. Shuma e kursimeve të përdorura për këtë blerje nuk është deklaruar por u konsiderua shuma e likuiditeteve cash nga kursimet e viteve të mëparshme si burim i mundshëm për këtë transaksion. Diferenca e pajustifikuar është 465,940 lekë, pa përfshirë në këtë analizë shpenzimet e konsimit familjar për vitin.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *