Kledian Llaho në KPK pas konfirmimit në detyrë
KPK Veting

Prokurori Kledian Llaho konfirmohet me shumicë votash

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 22 dhjetor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Sarandës, Kledian LLaho. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen.

Gjatë seancës dëgjimore më 19 dhjetor, Komisioni konstatoi balanca negative për pagesën e një pjese të çmimit të një apartamenti që u kundërshtuan nga prokurori Kledian Llaho me argumentin se kishte pasaktësi në analizën financiare. Ai dha shpjegime edhe për disa gjetje në kriterin profesional që kishin të bënin me tejkalim afatesh, pretendime për zvarritje hetimi dhe ndryshim të kualifikimit juridik të veprës penale për një aksident në punë me pasojë vdekje, duke e konsideruar si “vdekje nga pakujdesia”.

Kledian Llaho e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si oficer i policisë gjyqësore në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në vitin 2014, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2022 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Sarandës, ku aktualisht mban dhe funksionin e drejtuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *