Ish-prokurori Petrit Bica dhe avokati i tij, pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Veting

KPA lë në fuqi përjashtimin 15-vjeçar nga sistemi ndaj prokurorit Petrit Bica

Kolegji i Posaçëm i Apelimit edhe pse gjeti “shkelje të rënda” në procedurat e ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të hënën me shumicë votash të lërë në fuqi vendimin, i cili përjashton prokurorin Petrit Bica nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet.

Në leximin e vendimit kryesuesja e trupës Mimoza Tasi tha se KPA kishte arsyetuar se marrja e pensionit të parakohshëm dhe  heqja dorë nga statusi i magjistratit, klasifikohej sipas nenit G të Kushtetutës dhe cilësohej dorëheqje.

KPA arsyetoi se Bica do duhej t’i ishte nënshtruar procesit të rivlerësimit dhe se heqja dorë nga ky proces shoqërohej po ashtu edhe me ndalimin 15-vjeçar për të marrë poste në sistemin e drejtësisë.

Një vendim të ngjashëm ndaj Bicës mori Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në shkurt të këtij viti. Bica e apeloi vendimin e KPK dhe kërkoi që ai të korrigjohej dhe po ashtu heqjen e pjesës që e ndalonte përfshirjen e tij në sistemin e drejtësisë, duke pretenduar se nuk ishte larguar përmes dorëheqjes.

KPA gjatë shqyrtimit në dhomë këshillimi gjeti shkelje në procedurën e ndjekur nga Komisioni dhe kaloi çështjen në seancë publike. Megjithatë pasi dëgjoi Bicën dhe avokatin e tij  KPA la në fuqi vendimin e Komisionit për pjesën që Bica përjashtohej nga sistemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *