Skeda e pasurisë së deklaruar – Milan Laskaj – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Milan Laskaj – Prokuroria e Tiranës

Prokurori Milan Laskaj i Prokurorisë së Tiranbës do të përballet të hënën më 25 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Xhensila Pine dhe Pamela Qirko.

Milan Laskaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si prokuror në Prokurorinë e Tropojës. Ai ka punuar më pas në Prokuroritë e Elbasanit dhe Lezhës, përpara se të transferohej në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Milan Laskaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Milan Laskaj.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Milan Laskaj nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 13 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 9.7 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.3 milionë lekësh dhe kursime në cash prej 1 milion lekësh.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 26.1 milionë lekë, nga të cilat gati 83% kanë si burim pagën e subjektit dhe 17% pagat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Milan Laskaj në deklarimin Periodik/Vjetor 2010 deklaron lidhjen e një kontrate kapari për blerjen e një apartamenti banimi me sipërfaqe 79.4 m2, nga e cila ka paguar 10,000 Euro dhe i ngelen detyrim për të paguar 22,000 euro.

Një vit më pas deklaron se ka lidhur një kontrate porosie për blerjen e një apartamenti banimi me sipërfaqe 91.4 m2, me vlerë 38,000 euro, nga e cila ka paguar 30,000 Euro dhe ngelur pa paguar 8,000 euro. Shuma e paguar ka si burim të ardhurat nga paga dhe dietat;  kredi të marrë në shumën 800,000 lekë, paga overdraft 200 000 lekë si dhe hua 10,000 Euro nga persona të tretë, pa afat dhe pa interes. Shuma e pajustifikuar me burime financiare është 855,891 lekë, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet e konsumit jetik për vitin.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *