Një seancë dëgjimore e KPK-së për vlerësimin e gjykatësve. Foto Ilustruese: BIRN
KPK Lajme Vendi

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda Liljana Baku dha dorëheqjen, pas përfundimit të hetimeve nga KPK

Liljana Sulollari (Baku), ish-gjyqtare e Gjykatës për Krimet e Rënda, dha dorëheqjen disa ditë pasi KPK i kaloi barrën e provës për kriterin e figurës dhe pasurisë.

Një seancë dëgjimore e KPK-së për vlerësimin e gjykatësve. Foto Ilustruese: BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi në një vendim të shkurtër të publikuar sëfundmi se ndaj Liljana Sulollari (Baku), deri në dhjetor 2019 gjyqtare pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, ishte vendosur ndalimi 15-vjeçar për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Vendimi i KPK sqaron se Baku, e cila i ishte nënshtruar për një vit hetimit nga Komisioni kishte dhënë dorëheqjen vetëm disa ditë pasi kishte marrë në dorëzim materialet e dosjes ndaj saj dhe ishte njohur me barrën e provës në kriterin e pasurisë dhe atë të figurës.

Sipas vendimit të trupës gjykuese të përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Genta Tafa (Bungo) dhe Roland Ilia, gjyqtares Baku më  datë 22 nëntor 2019, i sihte klauar barra e provës “për të provuar të kundërtën e rezultateve të hetimit kryesisht”.  KPK thotë se ndaj gjyqtares hetimi ishte përfunduar në të tre kriteret, por ajo kishte barrë prove vetëm sa i përket kriterit të figurës dhe atij të pasurisë.

Sipas KPK Baku kishte tërhequr dokumentet fizik dhe elektronik më 27 nëntorë, ndërkohë më 10 dhjetor 20189 Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar Komisionin se kishte “vendosur të miratojë kërkesën për dorëheqje të znj. Liljana Sulollari (Baku), duke deklaruar mbarimin e statusit të subjektit të rivlerësimit si magjistrate pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda”.

Pak ditë më vonë Baku i kërkoi KPK ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar. KPK arsyeton se dorëheqja, për “angazhimit në një pozicion pune jashtë sistemit gjyqësor”, solli në përfundimin e procesit të rivlerësimit. Vendimi qartëson se “Për pasojë, subjekti i rivlerësimit znj. Liljana Sulollari (Baku) humbet të drejtën për t’u emëruar gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektore e Lartë e Drejtësisë ose Prokurore e Përgjithshme, për një periudhë 15-vjeçare”.

Dhjetra gjyqtarë dhe prokurorë kanë dhënë dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pasi janë njohur me rezultatet e hetimeve kryesisht ndaj tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *