Skeda e pasurisë së deklaruar – Fida Osmani – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Fida Osmani – Gjykata e Tiranës

Gjyqtarja Fida Osmani e Gjykatës së Tiranës do të përballet të enjten më 21 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Fida Osmani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Fida Osmani nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja e Tiranës, Fida Osmani.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Fida Osmani deklaronte pasuri me vlerë 9.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare kap vlerën e 24.2 milionë lekëve.

Ajo deklaron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 16.6 milionë lekë, kursime në cash prej 3 milionë lekësh, likujditete bankare prej 2.6 milionë lekësh si dhe automjete me vlerë 1.9 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 41.8 milionë lekë, nga të cilat 34% burojnë nga paga e Znj. Osmani, 64% nga pagat e familjarëve dhe 1.4% nga shitja e pasurisë së luajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2006, subjekti rezulton me burimeve financiare të pamjaftueshme në vlerë 1,505,301 lekë për të mbuluar shtesë aseti apartament banimi në Durrës në emër të djalit në vlerë 32,000 USD , për të cilin përveç të ardhurave vjetore, nuk deklaron burim tjetër financimi.

Në vitin 2003, subjekti Fida Osmani deklaron 3 milionë lekë gjendje të kursimeve cash, për të cilat në vitet në vazhdim nuk jepen të dhëna për rritjen apo pakësimin e tyre.

Në vitin 2010, subjekti deklaron shtesë aseti “ambjent zyre” në emër të djalit si dhe pagesën e një kësti prej 8 mijë eurosh, pa deklaruar vlerën totale të pronës. Referuar pagesave të mëvonshme të kësteve, zyra llogaritet të jetë blerë 50,000 euro.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *