Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 19 mars me parashtrimet në çështjen e drejtuesit të Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj, konfirmimi të cilit u ankimua për probleme në kriterin profesional. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani parashtroi shkaqet e ankimit duke konstatuar mangësi profesionale, që sipas tij e bëjnë subjektin e […]
Lajme
Dumani kërkon në KPA shkarkimin e gjyqtares Mirela Mishgjoni
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 14 mars me konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtares së Vlorës, Mirela Mishgjoni, konfirmimi në detyrë i së cilës u ankimua për provleme në kriterin e pasurisë. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani deklaroi se u qëndronte shkaqeve të ankimit dhe parashtrimeve, duke kërkuar ndryshimin […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erind Reovica
Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA shpalli të martën më 18 mars vendimin për lënien në fuqi të vendimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit, Erind Reovica. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama, […]
Mjedisorët ngrenë kambana alarmi për integritetin e Parkut Kombëtar të Vjosës
Organizata mjedisore EcoAlbania ka publikuar një raport që evidenton kërcënimin e integritetit të lumit Vjosa prej aktiviteteve industriale dhe ekonomike të kompanive që shtrihen brenda territorit të Parkut Kombëtar dhe degëve të tij. “Gjetjet e këtij raporti janë një kambanë alarmi për mbrojtjen e integritetit ekologjik të Parkut Kombëtar të lumit të egër Vjosa,” u shpreh drejtori […]
KPA konfirmon në detyrë prokuroren e Fierit, Violeta Shkurta
Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA njoftoi të hënën më 17 mars vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Fierit, Violeta Shkurta. Vendimi u mor më 13 mars me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtare Albana Shtyllën, Ina Ramën e Natasha Mulajn, […]
KPA njihet me parashtrimet në çështjen e gjyqtares Mirela Mishgjoni
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 13 mars me parashtrimet në çështjen e juridiksionit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtaren e Vlorës, Mirela Mishgjoni. Pas dorëzimit të akteve nga subjekti, Kolegji vendosi të çelë shqyrtimin gjyqësor dhe i administroi ato si prova. Konfirmimi i Mishgjonit u vendos me shumicë votash nga […]






