KPA vendosi të mbyllë hetimin gjyqësorë për rivlerësimin profesional të gjyqtarit Gentian Medja, pasi administroi si prova shkresa nga KLGJ dhe Shkolla e Magjistraturës. Kolegji e ka lënë ende të hapur vendimmarrjen për një projekt-metodologji për vlerësimin e kërkuar nga Komisioneri, por e kundërshtuar nga Medja.
Lajme
Mungesa e burimeve të ligjshme të pasurisë, Kolegji shkarkon Xhezair Zaganjorin
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të shkarkonte Xhezair Zaganjori. Tashmë ish-kreu i Gjykatës së Lartë u gjet nga KPA me “deklarime të pasakta” dhe “mungesë burimesh të ligjshme”. Kolegji rrëzoi arsyetimin e KPK për “evazion fiskal të ligjshëm”.
Prokurori Klodian Braho konfirmohet me shumicë votash
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është ndarë 2 me 1 në konfirmimin e kandidatit për në SPAK, Klodian Braho –të cilit iu konstatua në seancë dëgjimore problemi me një hua të padokumentuar prej 5 mijë eurosh nga babai fermer.
Gjyqtari Ramiz Lala konfirmohet në detyrë nga KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të premten të konfirmojë në detyrë kryetarin e Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, Ramiz Lala.
Gjyqtarja Nertina Kosova fiton betejën në Kolegjin e Apelimit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi me vendim të formës së prerë gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda, Nertina Kosova, por vendimi nuk ishte unanim pavarësisht se Komisioneri Publik u shpreh se subjekti kishte arritur të provonte burimet financiare të familjarëve të saj.
KPA rrëzon apelin e ish-kandidates për në Kushtetuese Valbona Bala
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi kundër apelimit të ish-kandidates për në Gjykatën Kushtetuese Valbona Bala, duke përforcuar përjashtimin me 15 vjet nga institucionet e drejtësisë të atyre që kanë dhënë dorëheqjen pas hyrjes në fuqi të ligjeve për vetingun, pavarësisht rrethanave.






