Prokurori i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besnik Muçi fajësoi neglizhencën dhe ngarkesën në punë për deklarimet e ‘pamjaftueshme’ në lidhje me një pronë të përfituar në vitin 1991, një shtese apartamenti dhe taksat për qiradhënien e tij.
Lajme
Gjyqtarja Brunilda Kadi kërkon rikonfirmimin në detyrë
Gjyqtarja e Tiranës u përball me pyetje mbi mosdeklarimin e një makine me vlerë 450 mijë lekë në vitin 2004 si dhe me një shumë të marrë hua për pak ditë për të paguar këstin e parë të një apartamenti të blerë me kredi ndërsa dha shpjegime dhe kërkoi rikonfirmimin në detyrë.
Gjyqtari Medja del i pastër ndërsa vihet në pah mbingarkesa në punë
Gjyqtari Gentian Medja i Gjykatës Administrative të Tiranës rezultoi tërësisht i pastër në vlerësimin e pasurisë dhe i figurës ndërsa vlerësimi i aftësive profesionale vuri në pah gabime procedurale dhe vonesa në gjykime, për të cilat Medja i justifikoi me ngarkesën e stërmadhe në punë që kanë gjyqtarët e gjykatave administrative.
Gjyqtari Medi Bici kërkon rikonfirmimin në detyrë
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Medi Bici, njëherazi kanidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, u përball të hënën me procesin e vetingut.
Shkarkohet Shkëlzen Selimi, u gjet me lidhje me krimin e organizuar
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi braktisi seancën dëgjimore dhe seancën e dhënies së vendimit ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta shkarkojë atë në bazë të provave për lidhje me elementë të krimit të organizuar në Fier.
Gjyqtari Bledar Abdullai shkarkohet nga vetingu
Gjyqtari i Tiranës nuk kishte deklaruar para të investuar nga prindërit në një fond investimi si dhe për mungesë burimesh ekonomike në lidhje me pronat e blera nga bashkëjetuesja e gjyqtarit.