Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Apelit Shkodër, ndërsa ky i fundit deklaroi se “dilte kryenaltë nga salla”.
Lajme
KPK shkarkon nga detyra kryetaren e Gjykatës së Tiranës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra të kryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Enkeledi Harjo.
Pas rihapjes së hetimeve, Fuat Vjerdha përballet me lehtësimin e akuzës për Sokol Mjacaj
I paraqitur në një seancë të dytë dëgjimore Kryetari i Gjykatës së Apelit Shkodër, gjyqtari Fuat Vjerdha, u përball me pyetje për lehtësimin e akuzës së parë ndaj Sokol Mjacaj, i cili disa vite më pas u dënua për vrasjen e dy turistëve. Atij po ashtu iu bënë pyetje shtesë për pasurinë dhe u vu […]
KPK konfirmon në detyrë dhe dërgon për masë disiplinore Ened Nakuçin
Kandidati për Prokurorinë e Posaçme, deri tani prokuror te Krimet e Rënda, Ened Nakuçi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. KPK tha se do të dërgonte për masë displinore disa nga çështjet ndaj prokurorit.
Konfirmohet prokurori kandidat për SPAK
KPK konfirmoi në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Edvin Kondili, i cili njëherazi është dhe kandidat për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur me akronimin SPAK.
Seancë dëgjimore pa telashe për prokurorin Edvin Kondili
KPK nuk bëri me dije probleme të rënda në asnjë prej kritereve të rivlerësimit ndaj Prokurorit tëi Krimeve të Rënda Edvin Kondili, i cili kërkoi konfirmimin në detyrë.





