Prokurori i Krimeve të Rënda Ened Nakuçi u përball në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me pikëpyetje mbi disa hua nga të afërmit dhe probleme të profesionalizmit përfshirë largimin nga gjyqi ndaj Emiliano Shullazit dhe dyshimet për largim nga një vend aksidenti. Nakuçi kërkoi konfirmim në detyrë.
Lajme
Kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro përballet me vetingun
KPK deklaroi gjatë seancës dëgjimore se Harjo kishte mungesë të burimeve financiare për katër vite; ndërkohë, shtoi se subjekti kishte deklaruar vlerë të ndryshme nga ajo reale për një apartament të blerë në Tiranë – duke u dakortësuar me shitësin, pasi banka nuk i jepte kredi më të lartë se 70% i vlerës së objektit
Pamundësia objektive, Kolegji shtyn vendimin për peshën e provave të gjyqtares Alma Brati
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyu me dy javë vendimin mbi kërkesën e gjyqtares Alma Brati për t’u shprehur me vendim të ndërmjetëm mbi provat e paraqitura nga subjekti mbi pamundësinë objektive për të vërtetuar burimin e ligjshëm të pasurisë së prindërve.
Gjykata dënon me 9 muaj burg ish-gjyqtarin Admir Thanza
Ish anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza u dënua me 9 muaj burg për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, por gjykata vendosi po ashtu të pezullonte dënimin. Thanza e cilësoi akuzën të pavërtetë.
Kolegji largon përfundimisht Rovena Gashin nga Prokuroria
Trupa gjyqësore e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit la në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e Rovena Gashit, duke arritur në përfundimin se ajo “ka në pronësi pasuri më të mëdha sesa mund të justifikojë ligjërisht” dhe se ka dhënë deklarime të pavërteta para vetingut.
KPK konfirmoi me shumicë votash gjyqtarin Dhimitër Lara
Gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda, Dhimitër Lara u konfirmua në detyrë me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Lara u hetua në të tre kriteret dhe u përball me denoncimin e 2 të akuzuarve si anëtarë të “Hakmarrjes për Drejtësi”, Orik dhe Laert Shyti, që pretendonin se u ishin shkelur të […]






