Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën m 30 korrik vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Iliba Bezati. Bezati u konfirmua në detyrë më 1 mars 2021, pasi u rrëzuan dy raporte negative të institucioneve ndihmëse ndaj saj për pasurinë dhe figurën. […]
Lajme
Gjyqtarja Shpëtime Pitaku shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 26 korrik vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Durrësit, Shpëtime Pitaku. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Firdes Shulin. Gjyqtarja Pitaku nuk ishte e pranishme në seancën e […]
KPA shkarkon gjyqtarin Besnik Hoxha
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 25 korrik të ndryshojë si të pabazuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Besnik Hoxha dhe e largoi këtë të fundit nga sistemi i drejtësisë. Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar […]
Gjyqtari Laurent Fuçia dërgohet për riedukim në Magjistraturë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 25 korrik vendimin lidhur me ankimin e kryer nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ndaj vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia. Laurent Fuçia u konfirmua në detyrë prej KPK-së më 8 mars 2023, pasi […]
KPA njihet me kërkimet përfundimtare në çështjen e gjyqtares Iliba Bezati
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 25 korrik me konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtares së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Iliba Bezati. Komisioneri Publik Florian Ballhysa, në përfundim të procesit në KPKA, vlerësoi se Bezati nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe ashpërsoi kërkimin e tij […]
KPK konfirmoi në detyrë ndihmësen ligjore Albana Palaj
Ndihmësja ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Albana Palaj u konfirmua në detyrë të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Një ditë më parë, të mërkurën më 24 korrik, Palaj dha shpjegime për bilance negative të konstatuara për periudhën përpara fillimit të detyrës. Palaj deklaroi në seancë se është në pamundësi […]





