Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 15 korrik të ndëpresë procesin e rivlerësimit ndaj gjyqtares se Elbasanit, Idush Maliqi, për shkak të dorëheqjes së saj nga statusi i magjistratit. Po ashtu, vendosi t’i heqë asaj të drejtën për t’u emëruar në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Në vendimin e arsyetuar të KPK […]
Lajme
Komisioneri Publik ankimon dy vendime të KPK
Komisionerët Publik njoftuan të mërkurën se kishin ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Sonjela Voskopi dhe të ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Apelit Administrativ, Ervin Aliu. Ankimi për Voskopin, i bërë nga komisioneri Florjan ballhysa i kërkon Kolegjit që të rishqyrtojë […]
Apeli refuzon garancinë pasurore, lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj
Ish-ministri Ilir Beqaj u la me masë sigurimi arrest në burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila mori në shqyrtim kërkesën e tij dhe personave të tjerë për zbutje të masave të sigurimit. Beqaj u ndalua më 4 korrik me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për veprat penale të korrupsionit, shkelje të […]
Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e ndihmëses ligjore Klerona Meçi
Ndihmësja ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Klerona Meçi u konfirmua në detyrë më 9 prill me shumicën e votave të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, komisionereve Alma Faskaj dhe Pamela Qirko, të cilat konkluduan se ky subjekt rivlerësimi kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe figurën, si dhe kualifikues për profeisonalizmin. […]
Konfirmimi i gjyqtares Vjollca Spahiu ankimohet në KPA
Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të martën më 30 korrik vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Vjollca Spahiu më 26 qershor. Komisionerja Nino ndan qëndrim të ndryshëm nga Komisioni lidhur me vlerësimin e një dyqani me sipërfaqe 53 m2 të blerë për vlerën 63 mijë […]
KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Sami Ujakshi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 30 korrik lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Kukësit Sami Ujkashi. Vendimi është marrë në mënyrë unanime të hënën, nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza […]






