Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të martën më 19 shtator vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Elbasanit, Artur Ismajlukaj. Ankimi bazohet në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM që e cilësoi të kotë vendimarrjen e Komisionit lidhur me transferimin për verifikim pranë Inspektorit të Lartë […]
Lajme
Gjyqtari Kujtim Vraniçi konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 19 shtator vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Kujtim Vraniçi. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen, pas seancës dëgjimore të hënën kur subjekti dha shpjegime për gjetjet në […]
KPA mbyll shqyrtimin gjyqësor për prokurorin Kujtim Luli
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të hënën për disa orë kundërshtimet e prokurorit Kujtim Luli ndaj ankimit të Komisionerit Publik që kërkon prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin e tij nga detyra. Prokurori Luli foli gjatë në seancë, por kryesisht me intonacion të ulët dhe nuk u dëgjua qartë. […]
Gjyqtari Kujtim Vraniçi përballet me vetingun
Gjyqtari Kujtim Vraniçi i Gjykatës së Tiranës u përball të hënën më 18 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për gjetjet në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit, në të cilat Komisioni nuk konstatoi probleme domethënëse. Për pastërtinë e figurës Vraniçi mori vlerësim pozitiv. Procesi […]
KPK konfirmon pas “riedukimit” prokurorin Gjergji Tako
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë të premten prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, pasi u njoh me rezultatet që ky i fundit arriti në Shkollën e Magjistraturës. Procesi i rivlerësimit për Takon u ndërpre në qershor 2022, pasi prokurori u gjet me probleme në aftësitë profesionale. Pas problemeve të konstatuara, Komisioni vendosi të […]
KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Adriatik Bocaj
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Adriatik Bocaj u konfirmua në detyrë të premten nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që kreu rivlerësimin e tij në të tri kriteret. Procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Bocaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Etleda Çiftjan. […]