Gjyqtari Kujtim Vranici | Foto nga Edmond Hoxhaj/ BIRN
KPK Lajme Veting

Gjyqtari Kujtim Vraniçi konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 19 shtator vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Kujtim Vraniçi. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen, pas seancës dëgjimore të hënën kur subjekti dha shpjegime për gjetjet në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit, në të cilat nuk u evidentuan probleme domethënëse. Për pastërtinë e figurës Vraniçi mori vlerësim pozitiv.

Kujtim Vraniçi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, ku punoi gjatë viteve 2003-2013. Në vitin 2014, ai u emërua inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërsa në vitin 2016 u emërua gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *