Gjyqtarja Ardiana Bera | Foto: Edmond Hoxhaj
KP Lajme

Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e gjyqtares Ardiana Bera

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të martën më 18 qershor vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Ardiana Bera. Megjithëse Komisioni i kaloi gjyqtares Bera, barra prove për disa bilance negative në disa vite dhe i kërkoi shpjegime për vendimin si pjesë e trupës që shpalli […]

Gjyqtari Artan Hajredinaj. Foto:BIRN.
KP Lajme

Konfirmimi i gjyqtarit Artan Hajredinaj ankimohet në Kolegj

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të martën më 18 qershor vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Lezhës, Artan Hajredinaj, duke vlerësuar se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm. Trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktarin, me relatore Firdes Shulin dhe anëtar Olsi Komicin […]

Ish-kryeministri Sali Berisha  duke folur para mbështetësve përmes një lidhjeje video nga shtëpia ku gjendet në arrest në Tiranë më 20 shkurt 2024.  Foto: Adnan Beci/LSA
Artikull kryesor ! Artikull kryesor Lajme Faqja e pare Lajme

“Vendim i drejtë”, gjykata angleze lë në fuqi sanksionet kundër Sali Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha humbi mundësinë e fundit për të pastruar figurën  e tij në Mbretërinë e Bashkuar pasi një gjykatë vendëse hodhi poshtë pretendimet e shumta të dorëzuara nga avokatët e tij kundër një vendimi të vitit 2022 që e sanksionon atë për përfshirje në korrupsion madhor gjatë kohës kur ai ka qenë kryeministër në […]

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë një seance dëgjimore.
KP Lajme Veting

Vendimi KPK për ish-inspektoren e ish-KLD-së Sofia Zhilla ankimohet në Kolegj

Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të premten më 14 qershor vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për ndërprerjen e vetingut pa vendim përfundimtar të ish-inspektores pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Sofia Zhilla. Vendimi i KPK për Zhillën u mor me shumicë votash nga relatori Lulzim Hamitaj dhe anëtarja Firdes Shuli, që konkluduan […]

Ndihmësja ligjore Aneta Strakosha në KPK. Foto | BIRN
KPK Lajme Veting

Ndihmësja ligjore Aneta Strakosha konfirmohet në detyrë

Ndihmësja ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Aneta Strakosha u përball të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur pak kohë pas seancës dëgjimore kur ajo dha shpjegime për dy bilance negative, ajo u njoh me vendimin e konfirmimit në detyrë. Procesi i vetingut për Strakoshën u krye nga trupa […]

Prokurori Petrit Vukaj në KPK
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Petrit Vukaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 14 qershor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Fierit, Petrit Vukaj. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Gjatë seancës dëgjimore më 10 qershor, Vukaj dha shpjegime […]