Nëntë persona u vendosën në masë sigurie arrest me burg apo arrest shtëpie të enjten nën dyshimin se kanë përdorur licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra apo përmes shantazhimit të tyre duke i bllokuar pronat e luajtëshme […]
Lajme
KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Bib Ndreca
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 22 maj vendimin për rikthimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Bib Ndreca. Sipas KPA, vendimarrja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin e Ndrecës nuk ishte i bazuar dhe duhej ndryshuar. KPK […]
Ndihmësi ligjor, Ervin Aliu konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 22 maj vendimin për konfirmimin në detyrë të ndihmësit ligjor të Gjykatës së Apelit Administrativ, Ervin Aliu. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar […]
Kolegji vendos largimin e Alfred Ballës nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 21 maj vendimin për procesin e vetingut ndaj kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, Alfred Balla. Ndryshe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK që vlerësoi ta përfundojë procesin ndaj Ballës pa një vendim përfundimtar, Kolegji vendosi ta ndryshojë atë dhe vendosi sanksionin […]
Ndihmësi ligjor, Ervin Aliu jep shpjegime për adresat e banimit
Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës së Apelit Administrativ, Ervin Aliu u përball të martën më 21 maj gjatë një seance të dytë dëgjimore, me gjetjet e reja të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, të konstatuara pas riçeljes së hetimit administrativ. Relatorja e çështjes, Alma Faskaj vërejti në fillim të seancës se rihaja e hetimit ishte […]
Pas vlerësimit pozitiv, KPK konfirmon në detyrë ndihmësin ligjor Klement Kajana
Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Klement Kajana u përball të premten më 17 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur pak kohë pas një seance të shkurtër gjatë së cilës nuk u evidentuan probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, u konfirmua në detyrë. Procesi i vetingut për Kajanën u […]






