Lajme

KPA prish vendimin e KPK për gjyqtaren Entela Shedula

Gjyqtarja e Gjykatës së Kavajës do të rihetohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kriterin e pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit, ndërsa vendimi i KPK që e shkarkonte atë nga detyra për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë u prish të enjten nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Vendimi për Shedulën është ndër rastet e […]

Komisionerja e KPK-së, Etleda Çiftja.
Lajme

SPAK kërkon shpalljen fajtore të komisioneres Etleda Çiftja

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK kërkoi të hënën më 12 shtator në gjykatë shpalljen fajtore të anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja për veprat penale të “falsifikimit” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”. Sipas koordinatores për marrëdhënien me median në SPAK, Xhulieta Krasta, prokurorja Enkeleda Milonai që […]

Gjatë njofimit të vendimit për prokurorin Shpëtim Garunja. Foto:KPK
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Shpëtim Garunja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të martën vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Shpëtim Garunja. Trupa me Roland Ilia, kryetar, Etleda Çiftja, relatore dhe Pamela Qirko, anëtare, arriti në përfundimin se shpjegimet e Garunjës për pikëpyetjet në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit ishin të mjaftueshme. Gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua […]

Prokurori Hysni Mulaj në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj
KP Lajme Veting

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për prokurorin Hysni Mulaj

Komisioneri Publik njoftoi të premten se kishte ushtruar ankim ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të konfirmuar në detyrë prokurorin Hysni Mulaj. Komisionerja Irena Nino, e cila ka përpiluar ankimin, i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shkarkojë Mulajn pasi sipas saj ai nuk ka arritur nivel të besueshëm në kriterin […]

Prokurori Gjon Kodra gjatë një seance në KPK.
KPA Lajme Veting

Komisioneri Publik këmbëngul në kërkesën për shkarkimin e prokurorit Gjon Kodra

Në seancën e së premtes, gjyqtarja Albana Shtylla,  kryesuese e trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që po shqyrton çështjen ndaj prokurorit Gjon Kodra, bëri me dije se trupa ishte njohur me materialet sekrete të përfshira në ankimin ndaj prokurorit në kriterin e figurës. Shtylla megjithatë nuk dha detaje mbi përmbajtjen e materialit, ndërsa […]

Foto arkivë e KPK | LSA
KPK Lajme Veting

Prokurori Shpëtim Garunja përballet me pikëpyetje mbi pasurinë dhe profesionalizmin

Prokurori Shpëtim Garunja u përball me pikëpyetje mbi pasurinë dhe profesionalizmin ndërsa doli pa probleme në kriterin e pastërtisë së figurës gjatë seancës dëgjimore për procesin e rivlerësimit të tij të kryer në Tiranë të premten më 22 korrik 2022. Garunja, i cili ka një eksperiencë 34 vjeçare në sistemin e prokurorisë, fillimisht si hetues […]