Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Andi Civici u shkarkua në unanimitet pasi nuk dokumentoi ligjshmërinë e huave dhe një transaksion prone me familjarët, ndërsa arsyetimi i trupës së KPK-së për njërën nga huatë u kritikua nga vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs.
Në Fokus
Problemet e shumëfishta me vilën 5-katëshe i kushtuan karrierën gjyqtarit Astrit Shema
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit argumenton se kryetari i Gjykatës Administrative të Vlorës, Astrit Shema nuk justifikon investime dhe shpenzime në vlerën e 7.7 milionë lekëve –si dhe ka kryer deklarim të rremë dhe është përpjekur të fshehë të dhënat për pasurinë e tij.
Mungesa e burimeve për 6.4 milionë lekë penalizoi gjyqtaren Hajrie Muçmata
Mungesa e burimeve financiare për dy pasuri të paluajtshme dhe mosdeklarimi i huave i kushtoi karrierën gjyqtares së Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata. Muçmata kërkoi rivlerësim në të tre kriteret, por kjo iu refuzua nga KPK bashkë me kërkesën për përjashtim të trupës.
Shkarkimi i gjyqtarit Ardit Mustafaj, për huatë dhe të ardhurat e padokumentuara
Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit Ardit Mustafaj bazohet në mungesën e dokumentimit të huave dhe të ardhurave për blerjen e dy pasurive të patundshme në Tiranë dhe Sarandë.
Gjovalin Përnoca u shkarkua për mungesë burimesh, fshehje e deklarim të rremë të pasurisë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit identifikon pamundësi financiare të gjyqtarit Gjovalin Përnoca për blerjen e një vile në Tiranë, një shtëpie pushimi në Golem dhe për krijimin e një depozite 3.2 milionë lekë. Sipas trupit gjykues ai ka fshehur një depozitë 35 mijë USD, si dhe nuk ka deklaruar trajtimin preferencial në blerjen e një […]
Gjyqtarja Nevrie Duka nuk e justifikoi dot pasurinë e saj të madhe
Komisioni arriti në përfundimin se subjekti nuk ka pasur burime të ligjshme për krijimin e thuajse të gjitha pasurive që zotëron, se ka kryer kontrata fiktive, deklarim të rremë e të paplotë, si dhe është gjendur disa herë në kushtet e konfliktit të interesit.