Në vendimin e KPK-së për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça, trupi gjykues vendosi t’i konsideronte deklarimet e pasakta dhe të pamjaftueshme në formularin periodik të ILDKPKI, si provë me te njëjtën rëndësi sa dhe deklarimet e pasakta e të pamjaftueshme në deklaratën veting.
Në Fokus
Punësoi kunatin emigrant të Adriatik Llallës, KPK konfirmon në detyrë Dritan Pekën
Komisioni vendosi të konfirmonte në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Dritan Peka, megjithë dyshimet e pasqaruara se me firmën e tij Prokuroria e Apelit kishte paguar në mënyrë të paligjshme një të afërm të ish-Prokurorit të Përgjitshëm. KPK justifikoi edhe përfitimin e një kredie të butë si i pastrehë, e cila u përdor për […]
Video: Prokurori kërcënon me burg KPK-në pas vendimit të shkarkimit
Pasi e shkarkuan nga detyra, drejtuesi i Prokurorisë së Sarandës Edison Ademi kërcënoi se do të burgos një nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Dy gjyqtarë të tjerë largohen nga sistemi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën ndërprerjen e procesit të vetingut për gjyqtarët Zamir Poda dhe Fiqirete Mullaj, të cilëve i ka mbarur statusi i magjistratit.