Gjyqtarja Irena Plaku e Gjykatës së Tiranës do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare ndër vite.
Vendi
Gjyqtarja Evjeni Sinojmeri u shkarkua në mungesë për probleme të pasurisë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerëson në vendimin e zbardhur, se pretendimi i gjyqtares së Apelit Tiranë, Evjeni Sinojmeri se e ka pasur të pamundur të japë shpjegime e prova për të kundërshtuar barrën e provës pasi është bllokuar në SHBA nga pandemia, ka qenë i paargumentuar dhe i paprovuar.
KPA tërhiqet për të marrë vendim për Kastriot Selitën
Përgjigjet e Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve lidhur me tatimin ose jo të shumave monetare të dhuruara, nuk sollën ndryshim në qëndrimin e Komisionerit Publik që deklaroi se kërkonte shkarkimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Administrativ, Kastriot Selita. Ky i fundit e kundërshtoi arsyetimin e Komisionerit.
KPK shkarkon prokurorin Agim Dalipaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi vendimin për shkarkimin e prokurorit të Tropojës Agim Dalipaj, pasi iu gjetën probleme të pasurisë dhe profesionalizmit.
KPK me vendim gjysmak, lë pa konkluzione hetimin e figurës dhe profesionalizmit të Kol Hysenaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të analizojë në vendimin e rivlerësimit të prokurorit të Tiranës, Kol Hysenaj vetëm kriterin e pasurisë, duke argumentuar se ishte i mjaftueshëm për shkarkimin e tij. Ndërkohë gjetjet e relatuara për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin të cilat iu përmenden Hysenajt në seancë dëgjimore mbeten të pasqaruara.
KPK shkarkon nga detyra prokuroren Alketa Zifla
Komisioni i Pavarur i Kualfikimit vendosi të largojë nga detyra prokuroren e Prokurorisë së Tiranës Alketa Zifla.