Komisioneri Publik, Florian Ballhysa vendosi të martën më 24 maj që të ankimojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Elfrida Bregova, duke çmuar se kjo vendimarrje është e cënueshme në lidhje me kriterin e pasurisë dhe të figurës. Ballhysa vlerëson se prej gjetjeve të hetimit […]
Veting
Komisioneri Publik kërkon lënien në fuqi të konfirmimit të Marinela Osmanit
Komisioneri Publik Florian Ballhysa paraqiti të martën më 24 maj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA konkluzionet përfundimtare lidhur me ankimin e kryer prej tij ndaj vendimit të Komisionit për gjyqtaren Marinela Osmani, duke kërkuar lënien në fuqi të konfirmimit të saj në detyrë. Më parë, në ankim dhe në parashtrime, komisioneri kërkoi që […]
Prokurori Bledar Bejko jep shpjegime për transaksionet bankare të familjarëve
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të martën seancën e dytë dëgjimore me prokurorin e Durrësit, Bledar Bejko, pasi kishte njoftuar më 4 prill riçeljen e hetimit administrativ për të. Brunilda Bekteshi, relatore e trupës së kryesuar nga Pamela Qirko, me anëtar Olsi Komicin, lexoi se KPK kishte hetuar ndër të tjera disa transaksione të […]
Marjana Velçani kundërshton si të pabazuar vendimin e Komisionit dhe kërkon konfirmimin në KPA
Ish-kryetarja e Gjykatës Administrative të Durrësit, Marjana Velçani paraqiti të hënën më 3 maj parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare lidhur me ankimin që ajo ka kryer kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e shkarkoi nga detyra për mungesë burimesh dhe deklarim të pamjaftueshëm të pasurive. Marjana Velçani u shkarkua nga detyra me […]
Elveta Murra shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 23 maj vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Elveta Murra. Gjatë seancës dëgjimore më 19 maj, KPK vuri në dukje se deklarimet e pasakta, të paplota dhe kontradiktore e nxirrnin prokuroren e Elbasanit me mungesë burimesh në disa transaksione financiare. Përfaqësuesi ligjor i […]
Gjyqtari Dritan Banushi kundërshton analizën e re financiare
Analiza e re financiare e kryer nga Komisioneri Publik për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Dritan Banushi, u kundërshtua nga ky i fundit dhe avokati i tij Viktor Gumi gjatë seancës të premten më 20 maj, të cilët e cilësuan të pabazuar dhe të pargumentuar. Në seancën parardhëse më 26 prill, ish-Komisioneri Darjel Sina […]