Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA është ndarë në vlerësimin e gjyqtares së Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Miranda Andoni, ku shumica bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit e ka gjetur balancën negative të pamjaftueshme për penalizim. Gjetja për një çështje profesionale që u transferua dhe prej Komisionit për inspektim, u vlerësua si rast jo […]
Veting
KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurores Rozeta Qirjaqi
Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të enjtes më 20 prill vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-prokurores së Apelit Korçë, Rozeta Qirjaqi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza […]
Gjyqtari Taulant Tafa jep shpjegime për problemet në të tre kriteret e rivlerësimit
Gjyqtari Taulant Tafa i Gjykatës së rrethit Gjyqësor Elbasan u përball të mërkurën më 19 prill 2023 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës së dytë dëgjimore që zgjati pesë orë, u pyet dhe dha shpjegime për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, për pasurinë, figurën dhe profesionalizmin. Ai u paraqit […]
KPA lë në fuqi sanksionin 15-vjeçar për Eugen Papandilen
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 19 prill vendimin për lënien në fuqi ndërprerjes së vetingut ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandile, si dhe të vendosjes së sanksionit që i ndalon atij rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi […]
Prokurori Sokol Nishani konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 19 prill 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Sokol Nishani. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen. Gjatë seancës dëgjimore më 14 prill, Nishani dha […]
“Blen lirë dhe shet shtrenjtë”: Pikëpyetje mbi makinat e prokurorit Sokol Nishani
Prokurori Sokol Nishani i Prokurorisë së Durrësit u përball të premten më 14 prill 2023 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për balancat negative për pasurinë, si dhe për konsatimin se në mënyrë të përsëritur, kishte blerë automjete lirë dhe i kishte shitur shtrenjtë, me qëllim justifikimin e […]