Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Agron Zhukri u shkarkua të premten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas rivlerësimit vetëm në kriterin e pasurisë. Zhukri nuk ishte i pranishëm në seancën e shpalljes së vendimit dhe u përfaqësua nga i biri, njëkohësisht avokat në këtë çështje. Trupa e përbërë nga Olsi Komici, kryesues, me relatore […]
Veting
Seanca në KPA për ish-gjyqtarin Besnik Maho shtyhet me kërkesë të tij
Seanca publike në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit lidhur me ankimet e kryera nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kundër vendimit të Komisionit për ish-gjyqtarin e Pogradecit, Besnik Maho, si dhe me ankimin këtij të fundit, e planifikuar për t’u zhvilluar të martën më 16 prill, u shty me kërkesë të vetë subjektit të rivlerësimit, i […]
KPK shkarkon nga detyra prokurorin Madrid Kullolli
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 16 prill vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Madrid Kullolli. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Kullolli u përball me gjetjet e Komisionit në dy […]
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Erjon Shqarri
Prokurori i Vlorës Erjon Shqari pati një seancë të lehtë dëgjimore të martën dhe u konfirmua në detyrë branda ditës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Hetimi i KPK për Shqarrin, sidomos sa i përket kritereve të pasurisë dhe figurës ishin përsëritje e hetimeve dhe qëndrimeve të mbajtura gjatë rivlerësimit të bashkëshortes së tij prokurores […]
KPK konfirmon me shumicë ndihmësen ligjore Klerona Meçi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të martëm konfirmimin në detyrë të ndihmëses ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme Klerona Meçi. Meçi u përball në KPK me dy seanca dëgjimore kryesisht lidhur me probleme të gjetura në kriterin e pasurisë dhe figurës. Megjithatë KPK ka arsyetuar se dyshimet mbi mungesën e burimeve të ligjshme të babait […]
Komisioneri Publik i qëndron kërkesës për shkarkimin e prokurorit Erion Pano
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten bisedimet përfundimtare në çështjen që i përket ankimit të Komisionerit Publik ndaj prokurorit Erion Pano. Gjatë seancës së shkurtër Komisionerja Publike Irena Nino, vuri në dukje se i qëndronte ankimit të bërë më herët dhe kërkoi nga KPA të ndryshonte vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit […]