Madrid Kullolli në KPK |  Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Madrid Kullolli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 16 prill vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Madrid Kullolli. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtar Lulzim Hamitajn.

Kullolli u përball me gjetjet e Komisionit në dy seanca dëgjimore. Në seancën e parë të zhvilluar më 1 mars, ai kundërshtoi gjetjet mbi mungesën e burimeve financiare të ligjshme për disa pasuri. Në seancën e dytë më 12 prill dha shpjegime lidhur me gjetjet e konstatuara bazuar në disa denoncime të publikut, kryesisht për çështje profesionale dhe për veprimtarinë e tij si shef seksioni, të mbërritura pas seancës së mëparshme.

Madrid Kullolli e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar për gati dy dekada si prokuror pranë Prokurorisë së Durrësit. Për një periudhë të shkurtër në vitet 2013- 2015, ai e ushtroi detyrën pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *