Prokurorja Mirela Kapo pas vendimit të konfirmimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Mirela Kapo konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, vendosi më 22 nëntor të konfirmojë në detyrë prokuroren Mirela Kapo. Aktualisht këshilltare në kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kapo pati një seancë pa probleme të hënën dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Procesi i vetingut për prokuroren Mirela Kapo u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela […]

Gjyqtarja Teuta Hoxha dhe avokati Viktor Gumi pas seancës në KPK. Foto:Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

KPK largon nga detyra gjyqtaren Teuta Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 22 nëntor vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Teuta Hoxha të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë. Gjatë seancës dëgjimore më 10 nëntor, Hoxha u përball me barrat e provës për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin ishte përmbyllur hetimi paraprak. Problemet kryesore që […]

Përfaqësuesi ligjor i gjyqtares Viola Canaj, njëherazi bashkëshorti i saj, Kreshnik Ziaj në seancë dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Bashkëshorti i gjyqtares Viola Canaj jep shpjegime për burimet e një apartamenti

Gjyqtarja Viola Canaj e Gjykatës së Vlorës nuk u paraqit në seancën dëgjimore të hënën më 21 nëntor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK. Ajo u përfaqësua nga bashkëshorti i saj, avokati Kreshnik Ziaj, i cili sqaroi se gjyqtarja Canaj nuk ishte paraqitur për arsye shëndetësore. Ziaj dha shpjegime dhe kundërshtoi barrën e provës […]

Prokurorja Mirela Kapo pas seancës dëgjimore në KPK.
KPK Veting

Prokurorja Mirela Kapo përballet pa probleme me vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të hënën seancën dëgjimore ndaj prokurores Mirela Kapo, e cila aktualisht shërben si këshilltare pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Trupa e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskaj dhe anëtare Xhensila Pinen, nuk vuri në dukje barrë prove për prokuroren. Gjatë seancës së shkurtër, Faskaj relatoi të […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Erion Pano – Këshilltar ligjor në KLP
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Erion Pano – Këshilltar ligjor në KLP

Erion Pano, këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të përballet të martën  më 22 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu. Erion Pano e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin […]