Skeda e pasurisë së deklaruar – Erion Pano – Këshilltar ligjor në KLP
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Erion Pano – Këshilltar ligjor në KLP

Erion Pano, këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të përballet të martën  më 22 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu.

Erion Pano e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficer i policisë gjyqësore dhe ka ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës në vitet 2005-2020. Prej vitit 2020, Pano punon pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë si këshilltar ligjor.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurori Erion Pano nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori Erion Pano.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Erion Pano deklaronte pasuri me vlerë 3.1 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 14.4 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 11.7 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 1.7 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 738 mijë lekësh dhe automjet me vlerë 180 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese  janë 27.4 milionë lekë, nga të cilat 47% kanë si burim pagën e Z. Pano, 34% pagën e bashkëshortes dhe gati 18% të ardhurat nga qiraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” huatë e marra nga subjekti, të cilat shërbyen si burim për shtimin e pasurisë së tij.

Subjekti Erion Pano në vitin 2008 deklaron përfitim nga trashëgimia “truall me sipërfaqe 257m2 pa vlerë aseti dhe huamarrje në vlerë 10,000 euro të përdorura për arredim shtëpie.

Në vitin 2010 deklarohet shtesë aseti apartament banimi në vlerë 61,000 euro, nga të cilat janë shlyer vetëm 25,000 euro me burim kursimet nga paga, huamarrje dhe kredi. Detyrimi prej 35,000 euro ndaj firmës është shlyer në vitin 2011 me burim financimi huamarrje në vlerë 3,000,000 lekë dhe kursime të akumuluara ndër vite.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *