Skeda e pasurisë së deklaruar – Markelian Koça – Gjykata e Durrësit
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Markelian Koça – Gjykata e Durrësit

Gjyqtari Markelian Koça i Gjykatës së Durrësit do të përballet të hënën më 21 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Markelian Koça e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmësgjyqtar dhe prej vitit 2000 ai e ushtron funksionin si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtari Markelian Koça nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Markelian Koça deklaronte pasuri me vlerë 517 mijë lekë, ndërsa në vitin 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 14.2 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 10.1 milionë lekë, automjete me vlerë 3.1 milionë lekë, likujditete bankare prej 653 mijë lekësh si dhe 300 mijë lekë kursime në cash.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese  janë 30.6 milionë lekë, nga të cilat gati 66% kanë si burim pagën e Z. Koça, gati 30% pagën e bashkëshortes dhe 2% nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave rezultoi me probleme.

Nga kontrolli cilësor i deklaratave të pasurisë të subjektit dhe presonit të lidhur identifikohet si transaksion që ngre flamur të kuq vetëm blerja e apartamentit.

Në vitin 2016 deklarohet shtesë apartament banimi me vlerë 75,000 euro, me burim financimi nga pakësim kursimesh prej 35,000 euro si dhe marrje kredie bankare në vlerë 5,560,000 lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

PS* Kjo skedë pasurie  ështe përditësuar për të reflektuar të dhënat e deklaruara nga personi i lidhur me subjektin në deklaratat e saj periodike të pasurisë në ILDKPKI. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *