Skeda e pasurisë së deklaruar –Mirela Kapo – Këshilltare në ILD
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar –Mirela Kapo – Këshilltare në ILD

Prokurorja Mirela Kapo do të përballet të hënën më 21 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Pamela Qirko dhe Alma Faskaj.

Mirela Kapo mban aktualisht pozicionin e këshilltares në kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ajo është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Barit në Itali dhe mban titullin Doktor i Shkencave Juridike.

Në sistemin e drejtësisë, Kapo ka punuar fillimisht si oficere e policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe në vitin 2015 u emërua prokurore në Prokurorinë e Krujës. Ajo ka punuar gjithashtu si magjistrate e komanduar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurorja Mirela Kapo nga viti 2015 deri në fund të vitit 2018.

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurorja Mirela Kapo.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2015, prokurorja Kapo zotëronte familjarisht pasuri me vlerë 14.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 14.4 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 11.7 milionë lekë, automjete me vlerë 2 milionë lekë, likujditete bankare prej 482 mijë lekësh si dhe kursime në cash prej 100 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese 2015-2018 janë 7.1 milionë lekë, nga të cilat 44% kanë si burim të ardhurat e subjektit dhe 56% të ardhurat e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 4 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” dhurimin në cash nga prindërit.

Subjekti Mirela Kapo deklaron për herë të parë në vitin 2015 se zotëron një apartament banimi në vlerë 85,764 euro të blerë në vitin 2013, me burim kryesor të ardhurash 85,000 euro të dhuruara nga babai i saj.

Në vitin 2016, deklarohet marrje kredie në emër dhe për llogari të babait të bashkëshortit në vlerë 3,250,000 lekë.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *