Gjyqtarja Bernina Kondi e Gjykatës Administrative të Apelit do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja Bernina Kondi e Gjykatës Administrative të Apelit do të përballet të hënën më 2 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për gjyqtaren Kondi përbëhet nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi.
Bernina Kondi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Në vitin 2011, Kondi është emëruar kryetare e Gjykatës së Beratit, ndërsa në vitin 2013 është dekretuar si gjyqtare e Gjykatës Administrative të Tiranës. Prej vitit 2014, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Bernina Kondi nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Në deklaratën e parë në vitin 2003, gjyqtarja Kondi deklaronte pasuri familjare prej 11.8 milionë lekësh, ku përfshihet edhe pasuria e prindërve. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e saj llogaritet në 20 milionë lekë.
Pasuria e patundshme zë pjesën kryesore të pasurisë me vlerë 19.3 milionë lekë. Subjekti deklaron gjithashtu edhe kursime në cash prej rreth 700 mijë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 22.2 milionë lekë. Rreth 56% e të ardhurave kanë si burim pagën e Znj. Kondi si gjyqtare, ndërsa 43% burojnë nga paga e bashkëshortit si prokuror.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 13 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, njëra prej tyre rezultoi me probleme.
Në vitin 2010, subjekti Bernina Kondi rezulton me pasuri të pajustifikuar në vlerën e rreth 1 milion lekëve, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar. Këtë vit subjekti deklaron se ka marrë një hua prej 1.2 milionë lekësh, të cilën e ka shlyer dy ditë pas marrjes së saj.
Vlen për t’u shënuar se në vitin 2009, subjekti ka deklaruar për herë të parë pasurinë e bashkëshortit prokuror, e cila është 2.5 milionë lekë kursime në cash.
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al