Skeda e pasurisë së deklaruar –Viola Canaj –Gjykata e Vlorës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar –Viola Canaj –Gjykata e Vlorës

Gjyqtarja Viola Canaj e Gjykatës së Vlorës do të përballet të hënën më 21 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Brunilda Bekteshi.

Viola Canaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Durrësit, u emërua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht funksionin.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Viola Canaj nga viti 2005 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Viola Canaj.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2005, gjyqtarja Viola Canaj deklaronte pasuri me vlerë prej 41 mijë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 9.1 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 4.4 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 4 milionë lekë si dhe një automjet me vlerë rreth 648 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 21.6 milionë lekë, nga të cilat 57% kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni i gjyqtarit dhe gati 43% nga aktiviteti privat i bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen të theksohet se një pjesë e pasurisë së subjektit është në pronësinë e bashkëshortit. Në vitin 2007, bashkëshorti i subjektit deklaroi për herë të parë se zotëronte një apartament banimi me vlerë 32 mijë euro, me burim një kredi bankare prej 20 mijë eurosh. Ai deklaron gjithashtu se detyrimi ndaj firmës së ndërtimit ishte 6400 euro.

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *